Soforthilfe: jetzt Schutz suchen!

In Notfällen rufen Sie bitte direkt die Polizei unter der Nummer 117 oder das Frauenhaus Winterthur unter 052 213 08 78 an.

Bitte wählen Sie Ihre Sprache aus

Zyra e specializuar
për personat e
prekur nga dhuna

Konfidenciale. Pa pagesë. Për të gjithë. 052 625 25 00

Nuk e kisha menduar kurrë se do të më ndodhte mua.

A keni përjetuar ju vetë apo dikush i afërt me ju dhunë fizike, psikologjike apo seksuale? A ju kanë sulmuar fizikisht apo a jeni duke marrë kërcënime? Pavarësisht nëse keni përjetuar vetë apo keni qenë dëshmitarë të dhunës: Zakonisht vjen papritmas, shkakton ndjenja si p.sh. pamundësi, mëri ose frikë dhe ta ndryshon rrënjësisht jetën. Ne nga zyra e specializuar për personat e prekur nga dhuna, ju mbështesim dhe këshillojmë në këto situata – nga përballimi psikologjik me përvojën e dhunës, deri te sqarimi i çështjeve ligjore dhe ofrimi i strehimit për raste emergjence.

Ne ju gjendemi pranë
në raste dhune

Dhuna në familje

  • A ju ka goditur partneri/partnerja?
  • Ndiheni të kërcënuar nga fëmija juaj?
  • A abuzoheni verbalisht, ngacmoheni, lëndoheni apo detyroheni me forcë për diçka nga një familjar i juaji?
  • A mos dikush pranë jush ka rënë pre e dhunës në familje?

Dhuna seksuale

  • A ju kanë detyruar të kryeni akte seksuale?
  • Keni përjetuar ngacmim seksual (p.sh. përmes fjalëve, gjesteve, prekjeve apo mesazheve) në punë/kohë të lirë/ shkollë?
  • A ju kanë përdhunuar apo sulmuar seksualisht?
  • A mos dikush pranë jush ka rënë pre e dhunës seksuale?

Dhuna kundër fëmijëve
dhe të rinjve

  • A ju kanë rrahur apo goditur prindërit, të afërmit apo persona të tjerë?
  • A ju ka kërcënuar, fyer apo shantazhuar ndokush në internet, në shkollë, në kohën e lirë apo në shtëpi?
  • A ju ka detyruar ndokush me forcë të kryeni akte seksuale?
  • Mos njihni ndokënd që ka rënë pre e dhunës?

Dhuna në përgjithësi

  • A ju ka sulmuar e lënduar ndonjë person tjetër?
  • A keni pësuar aksident rrugor duke pësuar lëndime?
  • A ju ngacmon, ndjek apo shqetëson njeri në internet apo në jetën reale?
  • A keni rënë pre e masave të detyrueshme të asistencës (shpërngulje me forcë)?
  • A jeni përfshirë në një martesë të detyruar apo trafikim të qenieve njerëzore?
  • A mos dikush pranë jush ka rënë pre e dhunës?

Ja si punojmë ne

Ne ju këshillojmë:

  • për dhunën e pësuar.
  • për planifikimin e hapave të radhës.
  • për të drejtat tuaja si viktimë.
  • për të paraqitur një ankesë penale.

Ne ju mbështesim me:

  • procesimin e përvojës së dhunës dhe të pasojave të saj psikologjike.
  • menaxhimin financiar të dhunës së pësuar.
  • kërkesën për mbështetje profesionale, psikologjike dhe ligjore.
  • kërkimin për strehim të përkohshëm.

Ne sqarojmë:

  • se si mund të zbatohen hapat e radhës.
  • çfarë pretendimesh financiare mund të ngrini.
  • ku mund të merrni mbështetje të mëtejshme.

TEST

Neustadt 23
8200 Schaffhausen

TEST

TEST

TEST

TEST

Downloads

Flyer
1.59 mb